Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga Belgjika.

29-vjeçari me iniciale A.G akuzohet nga autoritetet belge për armëmbajtje pa leje dhe përdhunim.

Policia italiane kishte zbuluar se 29-vjeçari qëndronte i fshehur në Chiusdino zonë e populluar me shqiptarë.

Në momentin e arrestimit shtetasi shqiptar paraqiti dokumenta fallco në përpjekje për të shpëtuar.

Ai u dërgua në burgun e Sienës dhe do të ekstradohet drejt Belgjikës për t’u përballur në gjyq me akuzat ndaj tij.