Policia e Tiranës në një njoftim për mediat, bën me dije se gazetarja Adelajda Xhamani, e cila ndërroi jetë sot në mëngjes në shtepinë e saj, vuante nga epilepsia. Adela u nda nga jeta krejt papritur ne oret e para te mengjesit te sotem.

Gazetarja simpatike nga Kavaja, kishte mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe prej vitesh punonte në shtypin rozë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.10.2017, rreth orës 05:10, në Rrugën e Thesarit, është gjetur e vdekur në banesën e saj, shtetasia Adelajda Xhamani, 31 vjeç, e cila jetonte vetëm.

Nuk ka shenja dhune. Shtetasia e mësipërme vuante nga epilepsia.

Pritet vendimi i mjekut ligjor.