Një krim makabër dyshohet se ka ndodhur në një familje shqiptare, pasi gruaja ka vrarë foshnjën e saj të gjinisë mashkull.
Më 27 Tetor ajo ka lindur në shtëpinë e saj në Gjilan, dhe pas lindjes dyshohet se e ka futur në një qese dhe për pasojë foshnja ka mbetur pa shenja jete, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa e dyshuara është në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit./Klan Kosova