Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar sot masën e sigurisë për autorin e dyshuar të vrasjes së Aleko dhe Afërdita Kostën.

Krimi makabër ndodhi mëngjesin e së hënës në qytetin e gurtë, pasi një sherri për murin rrethues të banesës së Apostol Kostës. Ky i fundit pasi kreu vrasjet, me armën e krimit tentoi të vetëvritej, por mbeti i plagosur.

Gjykata vendosi ta lërë në 'arrest me burg' autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjirokastrën tri ditë më parë. 70-vjeçari Apostol Kosta është njohur me masën e sigurisë në ambientet e spitalit të burgut në Tiranë.

Avokati i 70-vjeçarit, Shpëtim Meci kërkoi një masë lehtësuese për Kostën, por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lë në burg pa afat.