Një 23-vjeçar nga Durrësi është kapur nga policia kufitare e portit më të madh në vend, ndërsa po tentonte të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari duke përdorur pasaportën e vëllait të tij.

“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Ç,  vjeç 23, banues në Durrës, pasi dyshohet se  në terminalin e Portit, u kap duke  kaluar kufirin, me pasaportën e vëllait E.Ç  vjeç 20. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pasaporta”, njofton policia.