Arrestohet ish-shefi i krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit.

Sipas informacioneve, “DurrësLajm” mëson se bëhet fjalë për Krenar Deharin. Ai është arrestuar me urdhër të prokurorit Arjan Ndoji.

Dehari kishte kryer veprime për arrestimin e një personi në kundërshtim me prokurorinë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, sipas nenit 248 të Kodit Penal.