Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane për trafikim të lëndëve narkotike.
52-vjeçari u ndalua gjatë një kontrolli normal dhe në automjetin e tij u gjet 1.5 kilogramë heroinë e ndarë në 3 pako.
Gjatë një kontrolli tjetër në banesën e shtetasit Ramazan Malo, autoritetet sekuestruan 1 kilogram kokainë.
Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike e sekuestruar është e cilësie së pastër dhe nëse do të hidhej në treg do të siguronte të paktën 500.000 euro.





