Një zjarr i fuqishëm gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në një servis ka djegur tre makina. Zjarri është regjistruar rreth orës 04:00 në hyrje të qytetit të Sarandës.

Përveç makinave që janë djegur, zjarri ka shkaktuar edhe shumë dëme të tjera materiale. Ende nuk dihen nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka ardhur nga ndonjë shkëndijë elektrike, ndërsa policia ka nisur hetimet.