Sipas prestigjozes gjermane “Bild”, Thomas Tuchel është shndërruar papritur në favoritin e madh për të marrë drejtimin e Bayern Munich verën e ardhshme.

Jup Heynckes do të qëndrojë në krye të skuadrës bavareze deri në fund të këtij sezoni pavarsisht rezultateve që do të arrijë dhe në këtë mënyrë vitin tjetër drejtimin e Bayern-it do të marrë një trajner i ri.

Gjasat janë që në stolin e kampionëve të Gjermanisë të ulet ish tekniku i Borussias së Dortmundit, Thomas Tuchel i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit më të lartë të Bayern-it.