Një krim i dyfishtë ka tronditur orët e para të mëngjesit të sotëm qytetin e Gjirokastrës.

Dy persona, burrë e grua janë vrarë me armë zjarri nga fqinji i tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Palorto” të qytetit.  Sipas informacioneve të para të policisë, shkak dyshohet një konflikt pronësie me një fqinj.

Viktimat janë Aleks dhe Afërdita Kosta, ndërsa autori është Apostol Kosta.

“Policia mori njoftim se rreth orës 07:25, në lagjen Palorto, Gjirokastër ka patur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanstatuan se shtetasi Apostol Kosta është konfliktuar dhe ka qëlluar me armë zjarri mbi shtetasit A.K, 66 vjeç dhe A.K, 49 vjeçe (bashkëshortë). Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit A.K dhe A.K, ndërsa autori ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ai ndodhet i plagosur në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkaqe pronësie”, sqaron policia.

Në vend kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.