Porti i peshkimit iu kthye peshkatarëve të Durrësit por ky port i ndërtuar me vlerë mbi 15 milionë euro, nuk ka asnjë parametër për të qënë porti i anijeve peshkarexha. Jo vetëm që nuk ka kapacitet për të strehuar peshkarexhat e portit të Durrësit, por kushtet teknike të tij nuk lejojnë hyrjen e të gjitha anijeve të peshkimit.
Ata pronarë anijesh që kanë shkuar këto ditë dhe kanë ankoruar në portin e ri anijet e tyre të peshkimit, shprehen të kënaqur me kushetet që kanë gjetur. Peshkatarët shprehen të kënaqur që tashmë po zhvillojnë aktivitetin e tyre në kushte shumë të mira, ndërsa shprehin rezerva sa i përket realizimit të projektit.
Sipas tyre, porti i peshkimit nuk është efiçent, pasi anijet mbi 30 metra e kanë të vështirë të ankorohen kur deti është i trazuar. Por mbi të gjitha, porti i ri i peshikimit është i pamjaftueshëm për të strehuar të gjithë flotën e peshkimit.
Sakaq, peshkatarët ndihen të kënaqur me kushtet në të cilat po punojnë aktualisht krahasuar me kushtet ku ishin mësuar të zhvillonin aktivitetin e tyre më herët tek porti i vjetër i peshkimit, i cili ishte kthyer në një katrahurë.
Porti i ri i peshkimit përfundoi dy vite më parë por vetëm para tre ditësh ai është vënë në fuksionin për të cilin u ndërtua. Ndërtimi i portit të ri të peshkimit kushtoi plot 15 milion dollarë, të akorduara nga Banka Islamike.
Flota e peshkimit në Durrës përbëhet nga 120 anije peshkimi, por vetëm 70 prej tyre janë në fuksion dhe në gjëndje punë.
Edhe pse kishte dy vite që kishte përfunduar, ai ishte zaptuar nga pronarët e jahteve, por me një urdhër të ministrit të Buqësisë, Niko Peleshi ai i është rikthyer peshkatarëve durrsak.
K.H.