Sipas një informacioni paraprak nga policia e Durrësit, më datë 24.10.2017, rreth orës 14:15, në autostradën Durrës- Tiranë, në afërsi të"Mbikalimit të Fllakës", shtetasi E.B. 21-vjeç duke drejtuar mjetin tip Benz ka aksidentuar shtetasin këmbësor R.K. 29-vjeç,

29-vjeçari i aksidentuar, ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.