Dy punonjëse në një firmë private në Durrës kanë paditur në polici pronarin e saj, pasi sipas tyre, nuk iu ka paguar pagën dhe sigurimet shoqërore për një periudhë prej dy muajsh.

Kështu, janë referuar në Prokurori materialet ndaj shtetasit S.T., vjeç 45, banues në Durrës.

Dyshohet se prej 2 muajsh nuk i ka paguar pagën dhe sigurimet shoqërore, shtetases R.D., vjeç 20 dhe shtetases E.K., vjeç 23, të dyja banuese në Rrashbull, punëtore në këtë firmë.