Një 70-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në rrugën “Hoxha Tasim” në Tiranë.

Ka qenë një automjet tip “Seat” me targë AA796RC që ka përplasur për vdekje të moshuarin, i cili po lëvizte me biçikletë në momentin kur është goditur nga makina.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.