Një i moshuar nga Rubiku ka ndërruar jetën papritur teksa ishte duke ngrënë drekë.
Sipas policisë, ka humbur jetën në banesë 67-vjeçari me iniciale Gj.D.
Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes, në kohën kur ai po konsumonte drekën me familjen.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.





