Një 57-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi u aksidentua mëngjesin e sotëm, teksa drejtonte mjetin e tij pa targa e me karroceri të ngarkuar me dru zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Selitë, Njësia Administrative Mollas, në vendin e quajtur “Kodra e Madhe”.

57-vjeçari me inicialet B.M., nuk mundi t’i bënte ballë incidentit dhe ka vdekur në vend.