Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës edhe nëse jeni në dietë. Ai mund të zvogëlojë yndyrën e barkut në qoftë se zgjidhni përbërësit e duhur – veza në këtë rast. Vezët janë provuar se djegin yndyrën e barkut në sajë të proteinave të larta që përmbajnë.
Mëngjesi duhet të përbëhet kryesisht nga proteina të cilat do t’ju mbajnë të ngopur deri në drekë dhe do t’ju ndihmojë të filloni ditën me më shumë energji. Sipas ekspertëve, ushqimi i parë i ditës duhet të përmbajë të paktën 20 gr.proteina dhe vezët janë një zgjedhje e përkryer për shkak se një vezë e vetme përmban rreth 6 gr. Proteina.
Nëse jeni të uritur dhe keni nevojë për për një meze të lehtë, zgjidhni një vezë të zierë. Është e lehtë dhe e shpejtë për t’u përgatitur, si dhe përmban shumë pak kalori, duke i mbajtur ju të plotë deri në vaktin e ardhshëm.
Një vezë dhe një mollë, do t’ju mbajë larg nga vaktet e pashëndetshme.