Një përleshje masive me thika ka ndodhur mes shqiptarëve dhe italianeve në Lugano, ku mbetën të plagosur katër persona, 3 prej të cilëve shqiptarë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mes të premtes dhe të shtunës, ndërsa agresori ka ikur në drejtim të paditur, shkruan media zvicerane 'sda.ch."
Mes viktimave janë tre shqiptarë, tre italianë mes moshave 23 deri 27 vjeç dhe një 22 vjeçar zviceran.
Njëri është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa tjerët kishin plagosje në dorë dhe këmbë. Policia e Tesinit raportoi se asnjëri nuk është në rrezik për jetën.





