Drejtuesi i emisionit “Xing me Ermalin”, Ermal Mamaqi rrëfeu sot arsyen e largimit të Rashel Kolanecit nga emisioni.
Mamaqi tha se arsyeja e largimit ka qenë fillimi i Universitetit.
"Siç e keni vënë re, ka nja dy javë që mungon ajo vajza e bukur, arsyeja përse njerëzit shihnin “Xing me Ermalin”, Rasheli. Rasheli si çdo studente tjetër ka disa prioritete në jetë dhe ne me shumë dashuri e mirëpritëm prioritetin e saj që është universiteti dhe ne e lamë të shkonte, për t’u kthyer një ditë më e rritur."





