Disa automjete kanë mbetur të përfshira në një aksident të regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, mesditën e sotme.
Siç shihet edhe nga fotot dhe pamjet filmike të mbërritura nga dëshmitarët në vendngjarje në redaksinë e DurrësLajm, një motor, një furgon dhe dy automjete kanë dalë jashtë rrugës pasi kanë mbetur të përfshira në aksident.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.
Paraprakisht nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.





