Një avokate është kërcënuar me jetë mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Avokates me inicialet A.Z i është thyer xhami i makinës tip “Volkswagen” në një nga lagjet e Tiranës dhe brenda makinës i është lënë një letër kërcënuese dhe një kallëp tritoli.
Policia pas denoncimit ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve e ndërsa materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “kanosje” dhe “shkatërrim prone”.





