Disa persona të paidentifikuar kanë tentuar t’i vënë zjarrin një automjeti ditën e sotme në Durrës.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 në automjetin e 46-vjeçarit M.D.
Fillimisht autorët kanë thyer xhamin e mjetit e më pas kanë tentuar ta djegin. Si pasojë është dëmtuar sedilja, ndërkohë që po vijon puna për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 20.10.2017, në lagjen nr 12, persona të paidentifikuar, duke thyer xhamin, kanë tentuar të djegin mjetin tip “Volkswagen Sharon”, në pronësi të shtetasit M.D, vjeç 46 banues në Durrës, ku është dëmtuar sedilja e pasagjerit. Punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.





