Regjisorja e njohur Inis Gjoni, mëngjesin e sotëm ka qënë e ftuar në emisionin “Wake up” ku ka folur për shfaqjen e radhës që do të sjellë në skenë.
Përpos punës, Inis Gjoni ka treguar edhe sesi e menaxhon kohën dhe raportin që ka me të bijën, Coco Antonel.
E pyetur sesi ia shpjegon ajo vajzës mungesën e të atit, të cilin e humbi në vitin 2011, Inisi ka treguar se ka zgjedhur t’i tregojë të vërtetën të bijës.
"Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur. Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë, por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjësie."





