Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë administratorin e një shoqërie ndërtimi, pas një aksidenti me pasojë vdekjen e një punëtori.

Më datë 19.10.201 në Krujë, shtetasi E.Sh. 33 vjeç,banues në Krujë, punëtor, duke u ngjitur në skelën e kantierit, e ka zënë korenti dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas kanë bërë të mundur arrestimin e administratorit Pjetër Prela 59 vjeç, banues në Tiranë.

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.