Komisionerin për Zgjerim të BE, Oliver Varhelyi është ditën e sotme në Shqipëri teksa po mban një koferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama .
Në fjalën e tij Varhelyi është shprehur se BE është e gatshme të jap fonde për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor ne kuadër të një plani ekonomik por jo vetëm.
“Lajmi që solla sot këtu për ju është se ne kemi një marrëveshje tashmë në BE për financimin e këtij plani.
Javën e kalaur arritëm marrëveshjen me Këshillin dhe Parlamentin Evropian për programin IPA 3 , është asistenca, fondet para aderimit, që do jetë mekanizëm me anë të të cilit do financohet ky plan.
Nga ana jonë jemi gati të fillojmë dhe me fondet këtë plan investimesh. Duam dhe partnerët të nisin me këtë plan sa më shpejt të jetë e mundur.
Ne po hyjmë në muajin qershor që është muaj kritik për Ballkanin Perëndimor. Kemi shumë cështje mbi tryezë, ne në BE duam të organizohen konferencat ndërqeveritare me Serbinë e Malin e Zi, duam të organizohen dy konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e kemi këtë samit të sotshëm që të tregojmë rezultatet.
Ky muaj, ky vit mund të jetë vërtet muaji ose viti i Ballkanit Perëndimor, por ne të gjithë duam të tregojmë rezultate e arritjet”, tha Várhelyi.
“Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë planin e investimeve, 30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, por ky plan nuk do funksionojë nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, nëse s’ka treg rajponal, ska kuptim autostradat nëse makinat do ndalojnë cdo 100 metra, s’ka kuptim për hekurudhat nëse trenat do hasin vështirësim apo rrugë tregtie nëse do duhet të ketë 6 cerifikata për këto mallra. Pra ky plan ekonomik do japë rezultate vetëm në rast se ky rajon punon për këtë treg rajonal e ky është dhe mjedisi ku do funksionojë”, shpjegoi më tej Varhelyi.





