Mbrëmjen e djeshme gazetari investigativ Artan Hoxha ka qenë i pranishëm në dy televizione të ndryshme. 

Fillimisht ai ka qenë në studion e Top Channel, ku ka folur rreth çështjes së trafikut të drogës ku është përfolur edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Pak minuta më vonë, Hoxha ka qenë edhe në studion e Tv Klan, ku përsëri ka folur për të njëjtën temë. Por duket se nxitimi nga një televizion në tjetrin, është shoqëruar edhe me një incident. Gjatë udhëtimit, ai ka rrezikuar të përplaset me një betoniere. 

Duket se gjithçka ka përfunduar mirë dhe Artan Hoxha ia ka dalë të mbërrijë në kohë në “Opinion”. /GSH