24 orë nga skadimi i ultimatumit kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, nuk përdori gjuhë të mesme ndaj Presidentit të Katalonjës, Carles Puigdemont. Kreu i qeverisë tha se Puigdemont duhet të tregohet i arsyeshëm në përgjigjen që do të japë, pasi në të kundërt Katalonjës do t’i hiqet autonomia.
“Ju ftoj të bindni Presidentin e Puigdemont të mos krijojë më shumë probleme përndryshe qeveria spanjolle do të marrë vendime që nuk do të kishte dashur t’i merrte asnjëherë. Puigdemont duhet thjesht të përgjigjet, e ka shpallur apo jo pavarësinë.”
Ndërkohë në Katalonjë ka rinisur protestat. 200 mijë qytetarë dolën në shesh mbrëmjen e së hënës, duke i bërë thirrje autoriteteve të lirojnë aktivistët e arrestuar.
Dy të arrestuarit akuzohen për orkestrim të referendumit të paligjshëm dhe organizim të protestave që degjeneruan në dhunë.