Aktorja e njohur gjithmonë është përfolur për publikimet e saj mjaft provokuese, por sot ndaj saj është bërë një padrejtësi. 

Bukuroshja Olta Gixhari është gjobitur nga policia për mënyrën se si ka parkuar automjetin e saj.

Por ajo që e ka shqetësuar më shumë aktoren e njohur është se edhe pse ka paguar 1000 lekëshin për parkim (kjo si taksë për gjelbërimin) Olta është gjobitur nga bashkia.

“Kjo është policia e bashkisë të vë gjobë edhe kur paguan me sms! Faleminderit”, shkruan Olta Gixhari e irrituar.

Në publikimin e saj duket fotoja që tregon se Olta ka paguar biletën për vendin e parkimit në mënyrë elektronike, por pavarësisht kësaj ajo është gjobitur sërish.