Një 16-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në shtetin e Danimarkës.

Media daneze ‘Ritzau’, njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, ndërsa mediat maqedonase shkruajnë se i riu që ka humbur jetën është 16-vjeçari nga fshati Xhepçisht i Tetovës i identifikuar me emrin Servet.

Familja e tij prej shumë kohësh banon dhe jeton në Kopenhagen të Danimarkës.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vrasjes së të riut, por dyshimet e para të policisë janë se krimin e ka kryer një bandë arabe.

“Nuk mund të konfirmojmë edhe arsyet e vrasjes. Kërkojmë ndihmën e dëshmitarëve për të identifikuar autorët”– tha zëdhënësi i policisë Jens Møller Jensen.

tetovari-1