Një sherr që ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta mes dy të rinjve nga Durrësi ka ndodhur në zonën e Plazhit.

Një ditë më parë, njofton policia, shtetasi I.C., vjeç 21, ka goditur me mjete të forta shtetasin D.LL, vjeç 25.

Si pasojë, 25-vjeçari ka përfunduar në spital, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se autori është shoqëruar në polici.

Po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.