Policia e Durrësit ka bllokuar një varkë peshkimi në pronësi të një 65-vjeçari, pasi ishte e paregjistruar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme te Gjiri i Lalzit.
“Më datë 17.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit A.K., vjeç 65, banues Durrës, pasi dyshohet se te “Gjiri i Lalzit”, u kap me një varkë peshkimi, të paregjistruar, e cila u bllokua.Ligji nr. 8663, datë 18.09.2000, neni 24 pika 1 dhe neni 5 pika b”, thuhet në njoftimin e policisë.





