Një avion luftarak EF-18 është rrëzuar në bazën ushtarake Torrejon, në periferi të Madridit në Spanjë.
Ministria Spanjolle e Mbrojtjes konfirmoi se piloti ka vdekur.
Paraprakisht thuhet se avioni u aksidentua gjatë manovrave të ngritjes.
Shkaqet janë ende të paqarta, ndërkohë që kanë nisur hetimet.