Djali i gazetares investigative të vrarë dje me një bombë në makinë, pak pasi doli nga banesa ka lëshuar akuza të forta në drejtim të shtetit, duke e quajtur atë shtet mafioz.
Në një postim të gjatë në Facebook botuar disa orë pasi ai u përpoq ta shpëtonte nënën e tij, e cila u karbobizua brenda makines pas shperthimit, ai akuzoi policinë malteze për paaftësinë dhe qeverinë per “mosndëshkim”.
“Nëna ime u vra për shkak se ajo qëndronte midis sundimit të ligjit dhe atyre që kërkonin ta shkelin atë. Kur institucionet e shtetit janë të paaftë, personi i fundit që ka mbetur në këmbë është shpesh një gazetar. Po, ky është vendi ku jemi: një shtet mafioz, ku tani mund të ndryshosh gjininë në kartën e identitetit (falënderoj Perëndinë për këtë!). Por ku mund te hidhesh ne copa pse ushtron lirite themelore”, tha Matthew i cili është gjithashtu gazetar.
Daphne Caruana Galizia, 53 vjeç, vdiq në një shpërthim me bombë në makinë pak pasi u largua nga shtëpia e saj në Bidnija. Ajo ishte e njohur për blogun e saj ku akuzonte dhe denonconte për korrupsion politikanët më të lartë të shtetit.