Getoar Selimi së shpejti do të hapë biznesin e tij dhe nuk do të jetë as ndonjë linjë veshjesh as ndonjë restorant apo sipërmarje e këtij lloji.
Reperi nga Kosova është një ndër meshkujt e parë shqiptarë që mban mjekër, duke e kthyer kështu në një trend edhe për meshkujt e tjerë.
Nëse hedh një vështrim të thjeshtë sot tek djemtë shqiptarë, të moshave të ndryshme, vihet re tendenca e tyre për të mbajtur mjekër.
Por duke qenë se nga eksperienca personale, Geti e di që qimet nuk janë higjienike dhe të japin ndjesinë e kruarjes, ka menduar ta kthejë atë në biznes. Lideri i Babastars ka prezantuar në Instagram një vaj për mjekrën MMV.
‘Vjen së shpejti,’ shkruan Getoari krah foto.






