Paraqitja e dëshmive nga personazhet “Vip” në Gjykatë për çështjen e Emiljano Shullazit vijon edhe për ditën e sotme..
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë dëshmuar rektori i UT Mynyr Koni, ish-rektori Dhori Kule dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Mësohet se në dëshminë e tij para togave të zeza, rektori Koni ka rrëfyer si ka ndodhur kërcënimi.
“Në momentin e kërcënimit kam qenë para Fakultetit të Shkencave. Më thirrën nga një makinë e zezë. Më thanë që të futesha në makinë. U futa në makinë dhe më kërkuan të hiqja dorë nga gara. U trondita nga çfarë ndodhi, anulova takimet. Kam paraqitur dhe dorëheqjen pastaj iu riktheva garës”, deklaroi Koni.





