Finalizohet me sukses operacioni antidrogë “DOSES”, një person arrestohet në flagrancë si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohen Kokainë, armë zjarri, municion luftarak e sende të tjera.

Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

*Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër,

Si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi:

*L. K. 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër,

Arrestimi i shtetasit A.Shpatina u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi L.K për të blerë lëndë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.