Gjatë mbrëmjes së sotme spektakli “Dance With Me” ka nisur pa pjesëmarrjen e gazetares Fiori Dardha, e cila u largua javën që shkoi nga spektakli pas një sherri që pati me anëtarin e jurisë Robert Alia.

Por gjatë programit moderatorja Alketa Vejsiu nuk ka qëndruar pa e përmendur Fiorin duke thënë: 

“Jam shumë e kënaqur që e kam njohur Fiorin përmes vallëzimit. Vallëzimi na ka bashkuar nuk na ka ndarë në këtë spektakël,”– ka përfunduar Alketa për gazetaren e larguar nga emisioni javën që lamë. 

Ndërkohë ende nuk dihet kush do ta zëvendësojë Fiorin në spektakël.