Dy hajdutë të rinj janë arrestuar nga të qarat e një fëmije në Itali. Ata të dy vidhnin masivisht parkingjet e makinave në kryeqytet. Efektivët e policisë prej kohësh po i ndiqnin. Bëhet fjalë për një rumun 21-vjeç dhe për një shqiptar 25-vjeç. Ata të dy bashkë ishin kthyer në makth për qytetarët, raporton Il Messaggero.
Por sot këta të dy kanë rënë në pranga të policisë falë të qarave të një fëmijë. Efektivët me të dëgjuar të qarat e fëmijës janë ndalur dhe kanë hyrë për kontroll në shtëpi. Në atë moment shqiptari dhe rumuni janë kapur mat nga efektivët.





