Mesditën e sotme ka nodhur një aksident ku është përfshirë një automjet i policisë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 pranë sheshit “Pranvera” në afërsi të kryqëzimit të lokaleve të zona e Lulishtes.
Lidhur më këtë ngjarje Drejtoria e Policisë Durrës informon paraprakisht:
Më datë 16.10.2017, rreth orës 13:42, tek Sheshi" Pranvera" një mjet tip Benz është përplasur me mjetin e policisë me targa MB 288 AA.
Është dëmtuar lehtë punonjësi i Policisë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku ka qenë aksidental.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





