Policia ka zbuluar një rast të aktivitetit të shpërndarjes së drogës.
Ditën e djeshme shërbimet e policisë së Komisariatit nr.6, pranë DVP. Tiranë, kanë evidentuar dhe sekuestruar në rrugën “Tre Dëshmorët”, në katin e shtatë të një pallati, tek vendi i matësve të ujit, 1.7 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Droga ishte ndarë në 162 doza nëpër qese farmaceutike. Lënda narkotike dyshohet se është lënë aty nga poseduesit, si rezultat i presionit dhe kontrollit të vazhdueshëm që policia po kryen për të goditur aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Policia vijon punën për evidentimin dhe kapjen e autorëve.





