Një 43-vjeçar është arrestuar në Zharrëz të Fierit pasi ka qëlluar me thikë nipin e tij 14-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: Gentjan Asllani, 43 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Zharrëz, për motive të dobëta, ka qëlluar me thikë në supë nipin e tij 14-vjeçar i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesën e tij”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 Kodit Penal.