Një aksident me pasojë disa të plagosur ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën e Përrenjasit.

Një makinë tip “Toyota Yaris” ngjyrë blu e errët ka rrëshqitur duke marrë kthesën si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte drejtuesi i saj.

Dëshmitarë nga vendngjarja deklarojnë për “JOQ.al” se në makinë udhëtonin 3 persona (babë, nënë, bir).

Drejtues i automjetit ishte djali i familjes rreth moshës 30 vjeç, i cili preu dorën në aksident.

Sipas informacioneve paraprake, ata kanë mbetur të plagosur rëndë, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare.

Ambulanca mbërriti në vendngjarje për t’i transportuar të plagosurit për në spital.