Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me ngjarjen që tronditi fshatin Valçan, ku një 15-vjeçare pretendon se është përdhunuar nga një 55-vjeçar dhe e ka lënë shtatzënë. Lidhur me këtë ngjarjen kanë dëshmuar si vajza e mitur ashtu dhe Ligor.B i akuzuari.
Ky i fundit është shprehur se “akuzat janë të rreme, jam njeri familjar. Jam njeri i rregullt, nuk kam lidhje me ngjarjen. Të bëhet ADN-ja e fëmijës që të zbulohet atësia. Gjithçka është e pavërtetë”.
Por 15-vjeçares që u abuzua seksualisht tha se “55-vjeçari më hyri në dhomë dhe abuzoi seksualisht. Ngjarja ndodhi në muajin mars 2017, isha vetëm në shtëpi”. Ndërsa banorët në Velçan janë shprehur se 55-vjeçari njeri i qetë dhe i rregullt.
Nga ana tjetër mësohet se policia do të presë lindjen e fëmijës për bërjen e analizës së ADN.





