Një sherr masiv ka ndodhur në orët e natës së mbrëmshme në Terni të Italisë, ku ka mbetur i plagosur një shqiptar.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është qëlluar me thikë në qafë, pas një sherri që kishte pasur me një 37-vjeçar moldav.
Shkak për sherrin ku janë përfshirë disa persona dyshohet të jetë bërë një borxhi i pakthyer.
I riu është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është vënë në pranga edhe i dyshuari për këtë ngjarje, 37-vjeçari nga Moldavia.





