Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit, ku një e mitur është përdhunuar nga një 55-vjeçar e si pasojë më pas ka mbetur shtatzënë.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Ligor B., pas kallëzimit të bërë nga 15-vjeçarja. Në prani të psikologes, e mitura ka deklaruar se Ligor B. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të në mars të vitit 2017 në banesën e saj. Për pasojë, 15-vjeçarja ka ngelur shtatzënë.
Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ligor B. akuzohet për marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.





