Deputeti Milaim Zeka kishte përdorur gjithë arsenalin kundër partnerit të tij të biznesit të mashtrimit me viza për ta frikësuar në mënyrë që të mos ia përmend emrin.

Pasi e kishte denoncuar në polici, Zeka ia kishte dërguar një tekst të marrëveshjes e cila e detyronte Krasniqin të pohonte se nuk kanë qenë partnerë biznesi, por vetëm i ka pasur me qira zyrat e Zekës.

Insajderi sjell dëshmi të komunikimit të të dyshuarve për mashtrim. Ato nxjerrin në pah shkathtësitë mashtruese të Milaim Zekës.

Milaim Zeka ka provuar ta shantazhojë partnerin me të cilin kanë mashtruar 920 kosovarë me viza pune në Gjermani.

Për të dalë “paq” nga kjo aferë, deputeti Milaim Zeka ka shkuar në Gjermani dhe e ka denoncuar Ilir Krasniqin për mospagesë të taksave. E ka kërcënuar po ashtu se do ta padisë për shpifje nëse ia përmend emrin, për çka sipas Zekës, Krasniqi mund të dënohet me burgim dhe me 60 milionë euro.

Me i ik taksave në Gjermani osht ma keq sesa me punu me drogë”, i thotë Zeka, Krasniqit në një bisedë telefonike të cilën e posedon Insajderi.

Pas denoncimit, Zeka i ka thënë Krasniqit që, nëse nënshkruan një marrëveshje prej dhjetë rreshtash se nuk ka qenë pjesë e biznesit por vetëm ia ka lëshuar zyrat me qira, atëherë do ta tërheqë denoncimin në Gjermani.

Unë akuzën nga Gjermania ta heq vetëm mbasi ta nënshkruajmë një marrëveshje të thjeshtë me 10 rreshta”, i thotë Zeka, Krasniqit. Madje ia dërgon edhe tekstin e marrëveshjes.

Unë Ilir Krasniqi deklaroj që Milaim Zeka nuk ashtë i përfshimë në çështje të vizave. Unë nuk ia kam asnjë borxh Milaim Zekës, përpos disa muaj të qirasë të cilin ai ma fal si borxh”, i propozon Zeka, Krasniqit.

Por, Krasniqi nuk e pranon këtë shantazh. I thotë Zekës se nuk e nënshkruan këtë marrëveshje me asnjë çmim.

“Jo nëse ta nënshkruaj atë marrëveshje ty, atëherë pa ta pru edhe nanën e grun krejt familjen me q… s’kam me lanë”, ia kthen Krasniqi, Zekës në një bisedë në Viber të cilën e posedon Insajderi.

Insajderi ka siguruar komunikimet e pronarëve të agjencisë së punësimit “Ilir Krasniqi Milaim Zeka OP”.

Krasniqi i thotë Zekës që ta denoncojë ku të dojë.

 “Se ti mendon që gjermanët ju besojnë fjalëve tua? Klm”, shton Krasniqi.

Zeka insiston që të nënshkruhet marrëveshja në mënyrë që ta tërheqë padinë për shmangie taksash në Gjermani.

 “Unë ta nënshkruaj që nuk ma ke asnjë borxh. Unë nuk kam fjalë për gjerman. Po i kam të gjitha kontratat dhe të gjitha fletëpagesat”, i thotë Zeka, Krasniqit.

“Valla Ilir, unë nuk flas fjalë të randa. As kurrë nuk isha marrë me Ty, por ti me kë përly mu në gjana tepër të poshtra. Ti prej shtatorit të vitit 2016 e ke vjedh certifikatën e biznesit në Gjermani. Ti i ke mashtru nja 500 shqiptarë të shkretë. Edhe ti më ke detyru me ju drejtu Gjykatës edhe në KK edhe në Gjermani. Mos mem pas përzi mu në këto afera, kurrë në jetë nuk isha marrë me ty. Ndoshta ke mendu që unë e duroj dikë në këtë botë me lujtë me mu. Unë me 15 shtator jam në Mynhen. Nëse nuk ma sjell certifikatën e biznesit, dije që vjen policia dhe e marrin”, e kërcënon Zeka partnerin e tij, Ilir Krasniqi.

Me gjuhë kërcënuese flet edhe Ilir Krasniqi. Ai i thotë Zekës se do të shkojë në Prokurori për ta denoncuar për mashtrim.

Po mos ki dert se unë së pari nesër shkoj të prokurori këtu në Gjermani edhe tani ndoshta në Kosovë s’kam nevojë se është EULEX-i edhe Specialja që ta nal shurrën”, thotë Krasniqi. “Se unë kam dëshmi që ty truni të ik çka ke fol”.

Zeka ia kthen se nuk ka frikë nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë.

Mu k… nuk më han për EULEX”, shkruan Zeka.

Krejt ky konflikt mes partnerëve të biznesit të mashtrimit me viza ndodh për më shumë se një vit pasi viktimat kishin filluar t’ia kërkonin paratë Milaim Zekës.

Zeka mundohet ta frikësojë Krasniqin, duke i thënë se po ndryshohet Kodi Penal i Kosovës i cili do të parasheh dënime me burg për shpifje. Ai i thotë se për shpifje mund të dënohesh deri në 60 milionë euro.

Zeka madje pretendon se partnerin e tij opinioni e njeh si mashtrues dhe nuk i beson askush.

Në Gjermani ta kom hap rastin”, i thotë Zeka, Krasniqit.

Mos ki dert se unë zërin tënd nuk e kam edhe fytyrën tande jo. Por ja ke nis me mendim që më shkatërron por gabim je”, ia kthen Krasniqi.

Po ti mos mendo që me han. Unë nuk merrem me ty se me ty si me fol për një mut. Tash flasum përmes drejtësisë”, i kërcënohet Zeka, Krasniqit.

Krasniqi insiston të takohet me të.

Ku je edhe takohemi. Nuk ka problem se ma ke përzi edhe grun. Po dije që kurrë në jetën tane gabim ma të madh s’ke ba”, i thotë Krasniqi, Zekës.

Zeka pastaj flet për një mesazh, që sipas tij, Ilir Krasniqi ua ka dërguar Zhugollëve, një familje biznesmenësh duke u thënë se “Milaimi ua ka marrë paret”.

Ti jav ke dërgu mesazhin Zhugolëve edhe ju ke thanë që unë jav kam marrë paret”, i shkruan Zeka, Krasniqit.

Krasniqi e quan shantazhues dhe mashtrues partnerin e tij të cilit, siç thotë ai, nuk ia ka frikën.

Ti je msu me i shantazhu njerëzit si të don, por ktu dije që je ngul. Se s’lejoj me lu me ndjenja të një nëne me kancer”, shkruan Krasniqi.

Zeka e fton Krasniqin që të vijë në Kosovë për të biseduar.

Shkruju njerëzve dhe tregoju që unë nuk kam hile në këtë punë. Kaq”, shkruan Zeka.

Në biseda të mëhershme, Zeka i kërkon Krasniqit që të shkojnë bashkë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për ta çregjistruar firmën dhe për ta hequr emrin. Pa qenë të dy, autoritetet nuk pranonin çregjistrimin. Këtë e parasheh ligji.

Krasniqi i thotë Zekës të kërkojë certifikatë të re të regjistrimit të biznesit me arsyetimin se u ka humbur origjinali.

Nuk mundem pa ty. Problemi ashtë vetëm me çregjistru firmën. Kaq”, thotë Zeka.

Krasniqi i tregon Zekës së të dy kanë kopje të certifikatës së biznesit dhe mohon se e ka marrë me vete.

Edhe Blertës i kë thanë e bi prej Gjermanisë”, i përgjigjet Zeka. “Edhe me kë thanë që përmes vëllaut e dërgon nënshkrimin për çregjistrim”, vazhdon ai.

Po ç’të duhet ty ajo? Tash jemi në rrugën ligjore apo? Jo gënjeshtër është”, i thotë Krasniqi, Zekës. “Certifikatën të cilën jem bashkëpronarë të biznesit, atë e ke në zyrë”, sqaron Krasniqi.

Në kuadër të përpjekjeve për ta frikësuar Krasniqin, Zeka u kishte thënë të gjitha viktimave të mashtrimit të shkonin në polici dhe ta denonconin atë. E quante mashtrues. Zeka u jepte viktimave numrin e telefonit të një hetuesi të Policisë. Me këtë hetues, Zeka kishte raporte të mira.

Por, para se të niste konflikti, Zeka e Krasniqi kishin marrëdhënie të mira. Endeshin familjarisht. Madje, në një rast, Krasniqi ia kishte paguar biletat e aeroplanit Zekës me gjithë grua dhe fëmijë.

Dëshmitë për këtë i ka Insajderi.

Dy partnerët kanë konflikt edhe për një shtëpi të cilën, siç thuhet në biseda, e kishin blerë bashkë për 500 mijë euro nga Faton Ramadani. Zeka ishte tërhequr më vonë nga blerja dhe gjithë borxhi prej gjysmë milioni euro i kishte mbetur Ilir Krasniqit./Insajderi.com

*Renditja e bisedave mund të mos jetë në rrjedhë kronologjike.