Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore e shtetasit Durim Keçi i shpallur në kërkim për një sërë akuzash.
Trupi gjykues, Eda Kaja, gjyqtare dhe Ilir Turja, prokuror u mblodh këtë paradite nën masa të larta sigurie e pranie të shtuar forcash policie, për të dhënë masën e sigurisë për të shpallurin në kërkim ndërkombëtar Durim Keçi, nën akuzën e 'trafikut të drogës', 'pjesëmarrje në organizata kriminale' si dhe 'shfrytëzim prostitucioni'.
Avokati i Keçit, Ilia Ilia ka kërkuar nga turpi gjykues rishikim të vendimit të shtetit fqinj si dhe arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje për klientin e tij, pasi pretendon se Durim Keçi nuk ka rrezikshmëri dhe është i pafajshëm për akuzat që i kanë ngritur në Itali në një gjyq të montuar.
Avokati Ilia Ilia është shprehur se dokumentet që ka prokurori nuk janë me firmë e vulë por janë shkresa të panoterizuara, të papërkthyera.
Sipas Ilias, Keçi është është arrestuar në bazë te procesit kanunor, e dy vajza nga katundi ri u përdorën nga policia italiane dhe ato denoncuan, ku u arrestuan 135 persona nga Shijaku në një proces të montuar nga pala italiane, ndaj duhet edhe një herë rishikimi i vendimit në Itali.
Ndërsa Gjykata e Durresit pasi dëgjoi palët, vendosi masën “Arrest me burg” me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë.





