Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë zonës së stadiumit “Dinamo”.

Qytetarët të pranishëm në vendngjarje raportojnë se një person me të meta mendore ka goditur me tullë dy gra në kokë.

Dëshmitarët shprehen se gratë janë dërguar menjëherë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm. Ndërkohë menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia duke bërë të mundur kapjen e autorit dhe duke e dërguar në komisariat.

Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga ana e policisë në lidhje me detajet e ngjarjes.