Ishte larguar nga shtëpia që në datë 1 shkurt të këtij viti, pa u dhënë familjarëve asnjë detaj se ku po shkonte.

Këta të fundit, pasi nuk arritën të komunikonin me 25-vjeçarin T.M. ju drejtuan policisë për ndihmë.

Dhe kanë qenë pikërisht efektivët blu ata që kanë zbuluar të riun 8 muaj pasi ishte larguar nga shtëpia.

Mësohet se shtetasi T.M. është ndaluar në pikën e kalimit kufitar në Morinë, pasi policët kanë zbuluar se ai ishte shpallur në kërkim.

I pyetur për arsyen e kësaj vonese kaq të gjatë, i riu u mjaftua duke thënë që ishte larguar me dëshirën e tij.  

Tashmë ai u është dorëzuar familjarëve në Durrës, që prej muajsh shpresonin të mësonin se ku ndodhej i afërmi i tyre.