Një shqiptar dhe një maroken kanë terrorizuar banorët në Firenze të Italisë, pasi me thikë në dorë kanë thirrur: “Allahu Akbar”. Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë, teksa shqiptari rreth 31 vjeç dhe marokeni janë arrestuar, raportojnë mediet italiane.

Ndërhyrja e rojeve të diskotekës ishte e menjëhershme dhe për fat nuk pati njerëz të lënduar, por jashtë lokalit raportohet se ata shkatërruan disa makina që ishin parkuar aty.

Në kohën qe situata u duk sikur u qetësua shqiptari dhe marokeni u kthyen sërish, me të njëjtën thirrje. Roja i diskotekës ka thënë se marokeni i vuri atij thikën në fyt dhe e shtriu përtokë, për fat pa i shkaktuar plagë.

Nga përleshja edhe shqiptari dhe marokeni kanë pësuar plagë dhe janë nisur në spital ku i ndaloi edhe policia. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.